Tradita dhe Eksperienca

Aktiviteti i “Kovaçi-Alb ” nis që në vitin 2000 në Zvicër,Pas disa vitesh të suksesshëm në montimin e xhamave, nisën dy veprimtari të reja. Startoi prodhimin e dyerve dhe dritareve plastike ( PVC ) dhe Alumini.

 

 

Si referencë gjatë kësaj periudhe “Kovaçi-Alb” radhiti projekte të  ndryshme, të lokalizuara në   Zvicër   siç ishin qendra tregtare,stadiume,  qendra biznesi, shkolla,  spitale,   qendra rezidenciale e deri tek vilat  individuale.

 

 

 

                                                                                   Ismajl KOVAÇI, Drejtor Gjeneral.

Zgjërimi i tregut nga viti 2007.

Gjatë kësaj kohe specialistët që punonin pranë kompanisë fituan më shumë përvojë dhe ekspertizë në këto projekte në një vend me standarde të larta si Zvicra. Pas kësaj përvoje të suksesshme në Zvicër dhe pas analizës së kujdesshme që i bëmë tregut shqiptar, vërejtëm se ky treg ka nevojë për profesionalizëm, realizim projektesh me produkte cilësore dhe çmime konkuruese. Për këtë arsye profesionistët e “Kovaçi-Alb” menduan të zhvendosin aktivitetin e tyre nga Zvicra në Shqipëri.
Në vitin 2007 “Kovaçi-Alb” nis projektet e para në Shqipëri,duke nisur nga prodhimi i dyerve dhe dritareve te PVC dhe Alumini. Stafi ynë përbëhet nga profesionistë me experiencë, ide të reja dhe energjike të cilët operojnë në një ambient konkurues në çdo kohë.

Zgjerimi i tregut në Maqedoni nga viti 2009

Në janar të vitit 2009 ndërrmarja “Kovaci-Alb” filloi linjën e prodhimit për dyer, dritare në Shkup (Maqedoni). Duke parë suksesin e prodhimit me një cilësi të lartë me produktet gjermane filloi ta ndjente si nevojë të domosdoshme zgjerimin e saj në tregun evropian.
Sot ndërrmarja “Kovaci-Alb” prezantohet me filialet e saj “KOVACI-COMPANY” në tregun evropian në Zvicër, Gjermani dhe Itali me prodhimin e dyerve dhe dritareve me një cilësi të lartë, me parametra evropiane të produkteve gjermane”VEKA”.
Ndërrmarja “Kovaci-Kompani” eksporton dyer, dritare alumini dhe plastike në të gjithë tregun evropian sipas standarteve te njohura evropiane.
90% e kapacitetit të prodhimit të ndërrmarjes “Kovaci-Alb”, si dyer dhe dritare është i destinuar për tregun zvicerian.
Ne ju garantojmë prodhim, transport dhe montim në kohën e duhur, cilësinë dhe çmimin më të favorshëm në treg.